Çiftet nga e gjithë bota po festojnë dashurinë e tyre në Kullën ikonike Eiffel të Parisit në Ditën e Shën Valentinit.

Për ditën e veçantë të të dashuruarve, Kulla Eiffel porositi Studio Marianne Guely për të krijuar “Flluskën e Dashurisë”, një instalacion i këndshëm ku çiftet dhe vizitorët e tjerë mund të bëjnë fotografi.

Çifti brazilian Samuel dhe Ceina po festojnë 10-vjetorin e martesës në Paris.

“Ende sot e ndiejmë pasionin, pas 10 vitesh që jemi bashkë dhe të martuar. Ne kemi bërë një udhëtim me varkë nëpër Seine, po shohim Kullën Eiffel dhe zbulojmë gjëra të bukura për Parisin. Moti gjatë dimrit është I bukur”, shprehet Ceina.

Edhe vizitorë të tjerë të huaj u shprehën të lumtur për vizitën e tyre.

“Është simboli i qytetit të dashurisë. Është një qytet i mrekullueshëm, një romantik, piktoresk, që të jep një ndjenjë shumë pozitive”, thotë Herbert.

Kulla Eiffel është një nga atraksionet më të pëlqyera turistike në Francë dhe vizitohet çdo vit nga 6 milionë vizitorë.

Klan News