Dashuria për muzikën është e trashëguar. Kënaqësia që transmeton muzika, jo për të gjithë është njësoj dhe kjo e influencuar edhe nga genet, përveç faktorëve të tjerë si aftësitë muzikore, apo shija në eksperiencat ratifikuese në përgjithësi.

Sipas një studimi të institutit Max Planck të publikuar ne revistën shkencore “Naturee Communication”, vë në dukje këtë rezultat, që ndryshimet gjenetike mes individëve ndikojnë në diferencimin e kënaqësisë apo dëshirës për të dëgjuar muzikë.

Nga eksperimentet, rezulton se 54% e varianteve të vrojtuara ndikohet nga genet. Studimi evidenton se qarqe të ndryshme gjenetike ndikojnë në aspekte të veçanta të ndikimit që muzika ka mbi secilin, si rregullator edhe i emocioneve, por edhe vallëzimi, ritmi dhe njohja e tij, apo edhe aftësia për të luajtur një instrument apo për të kënduar.

Klan News

/tvklan.al