Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce “pushtoi” qytetin e Nju Jorkut të premten, ndërsa ceremonia me shumë yje tërhoqi dhjetëra fansa jashtë Madison Square Garden.

Eventi dy-ditor bllokoi një nga zonat më të frekuentuara të Nju Jorkut, me një listë të gjatë të të ftuarve VIP, përfshirë Selena Gomez, Camila Cabello, Hugh Grant, Gracie Abrams, Ellie Goulding, Graham Norton dhe Dakota Johnson.

Deri tani nuk janë publikuar foto zyrtare nga brenda ambientit, dhe shumë nga rreth 1 mijë të ftuarit hynë pa u fotografuar, megjithatë disa prej tyre u panë gjatë hyrjes dhe daljes nga ceremonia.