Ndër momentet që tërhoqën më shumë vëmendje këtë muaj në Instagramin shqiptar ishte padyshim festa e ditëlindjes së Drilona Boçit. Fotot ku ajo shfaqet e rrethuar nga familja dhe qindra trëndafila morën me mijëra pëlqime. Megjithatë më të spikaturat qenë urimet publike që i dedikuan fëmijët e saj, Lioneli dhe Kiara.

Ashtu si Drilona, bashkëshorti i saj Kristian Boçi edhe fëmijët janë shndërruar në personazhe të rrjeteve sociale duke numëruar mijëra ndjekës. Drilona Boçi u rikthye në qendër të vëmendjes dy vite më parë, kur përvjetorin e 10-të të martesës zgjodhi ta festonte në një mbrëmje përrallore.

Ftesat ku brenda gjeje këpucën e hirushes, 30 mijë lulet natyrale dhe nusja me një fustan mbretëror u bënë kryefjala e medias. Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan, ajo tregoi detaje lidhur me dasmën e saj të parë, realizuar në vitin 2007.

“Në vitin 2007 kur ne kemi bërë celebrimin, ka qenë koha kur në përgjithësi vajzat ëndërronin për fustanet e princeshave. Më ka pëlqyer një fustan stil princeshë më shumë për ta pasur për kënaqësinë e prindërve duke qenë se ishte fustani klasik, por shijet e mia kanë qenë drejt një fustani elegant, pas linjave të trupit. Ne kemi bërë një dasmë të madhe me rreth 350 të ftuar. Kam qenë dy muajsh shtatzënë kur është bërë dasma, por për fat të mirë nuk pata shqetësime dhe e kam shijuar. Kur mora lajmin e shtatzënisë isha shumë e re, fillova të mendoj për pjesën pas shtatzënisë. Më filluan frikërat e para dhe kisha merakun se si do të jem unë në rritjen e fëmijës.

“Në përgjithësi në jetën tonë gjërat kanë qenë spontane, nuk i kemi bërë gjërat me planifikim. Kur lindi Lioneli në 2007-n, futbollisti Lionel Messi ka qenë në kulmin e karrierës së tij dhe zgjodhëm këtë emër për të. Kiara pastaj nuk ka ardhur surprizë, e kemi menduar. Katër vite pas lindjes së Lionelit kishte ardhur momenti për një fëmijë të dytë. Donim shumë që të ishte gocë. Dasmën e dytë e konceptuam për të qenë edhe fëmijët tanë prezentë dhe të ishin pjesë e kësaj lumturie. Fustani që unë vesha ishte një fustan i viteve më parë, nuk ishte i personalizuar. Nuk zgjodha një fustan nuseje, sepse e kisha ezauruar”,

tregoi Drilona.

/tvklan.al