PSV Eindhoven po planifikon një lëvizje të rëndësishme në merkaton e janarit duke synuar transferimin e mesfushorit Kevin De Bruyne nga Napoli.
Kontaktet e para mes klubit holandez dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë nisur tashmë, duke e lënë të hapur mundësinë e një kalimi gjatë merkatos dimërore. Aventura e De Bruyne në Itali duket se ka mbërritur drejt fundit vetëm një vit e gjysmë pas afrimit së tij nga Manchester City, pasi përshtatja e belgut me ambientin napolitan nuk ka qenë optimale.
Klubi i Napolit nuk ka ndërmend të pengojë largimin e numrit 11 dhe është i gatshëm ta lërë të lirë pa kërkuar një dëmshpërblim financiar nga PSV. Drejtori Manna dhe presidenti De Laurentiis do të përfitonin nga ky operacion duke kursyer pagën prej rreth 6 milionë eurosh neto në sezon, pavarësisht se kontrata aktuale skadon në vitin 2027.
Largimi i tij do të zgjidhte edhe disa fërkime të brendshme në skuadër, të cilat u theksuan së fundmi nga një përplasje verbale në fushë me Lucca-n gjatë ndeshjes në Porto.
Nga ana tjetër, PSV ka një traditë në afrimin e lojtarëve me eksperiencë pa marrë parasysh moshën, siç ka ndodhur më parë me emra si Ivan Perisic dhe Mario Gotze. Pas largimit të Veerman te Dortmund dhe Saibari te Bayern Munich, trajneri Peter Bosz ka nevojë për një lojtar në zonën e trekuartistit, dhe De Bruyne shihet si profili ideal për të udhëhequr lojën.
/tvklan.al












Botërori 2026 
