Kevin De Bruyne ka pësuar një dëmtim serioz dhe është operuar në Belgjikë për të trajtuar një lezion të shkallës së lartë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.
Mesfushori belg u detyrua të linte ndeshjen ndaj Interit dhe pas ekzaminimeve mjekësore vendosi t’i nënshtrohej menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale. Operacioni, i kryer ka rezultuar i suksesshëm, megjithëse periudha e rikuperimit pritet të zgjasë të paktën tre muaj.
Napoli ka konfirmuar se De Bruyne do të kryejë fazën e parë të rikuperimit në Belgjikë, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit. Antonio Conte humbet kështu një lojtar të rëndësishëm për pjesën e parë të sezonit, duke i kufizuar mundësitë për ndryshime taktike në mesfushë.
Për këtë arsye, tekniku pritet të përdorë më shpesh skemën 4-3-3. Objektivi i De Bruyne është të rikthehet në fushë në fund të janarit 2026, në kohë për fazën vendimtare të kampionatit. Mesfushori do të nisë që nesër procesin e rehabilitimit me synimin për të qenë gati edhe për Botërorin 2026.
/tvklan.al












Botërori 2026 
