Pritja mori fund. Kevin De Bruyne do të jetë përforcimi më i ri i Napolit në merkato. Pas negociatave dhe pritjes që zgjati disa javë, mesfushori belg zbarkoi në Itali.
Ai mbërriti në aeroportin e Fiumicinos në Romë, ku u prit nga dhjetëra media dhe tifozë të Napolit.
Lojtari shkoi menjëherë në Vilën Stuart për të kryer vizitat mjekësore, përpara se të firmoste marrëveshjen që e lidh me të kaltërit për dy vitet në vazhdim.
De Bruyne hoqi dorë nga pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve, që të evitonte dëmtime të cilat do t’i rrezikonin kontratën e re. Menjëherë pas finalizimit të akordit, ai do të nisë pushimet dhe pritet të paraqitet në Napoli për nisjen e fazës përgatitore nga data 17 deri më 27 Qershor.
Në fund të këtij muaji, Kevin De Bruyne do të festojë 34-vjetorin e lindjes. Ai zgjodhi kampionët e Italisë si etapën e fundit të rëndësishme në futbollin e madh. Një sfidë që mund t’i garantojë rininë e dytë, pas një karriere të jashtëzakonshme, ku ka fituar 22 trofe.
Trajneri Conte ishte njeriu kyç që e bindi për të luajtur te Napoli. Në Serie A, mesfushori belg dëshiron të tregojë se pavarësisht moshës, mund të luajë ende në nivele të larta.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
