Kjo është medalja e parë e artë olimpike për kanadezin

Andre De Grasse fitoi garën e 200 metrave në Tokio 2020. Medalja e parë e artë olimpike për 26-vjeçarin kanadez që në Rio 2016 u rendit i dyti, pasi kampion u shpall Usain Bolt.

Një arritje e rëndësishme me kohën 19 sekonda e 62 të qintat, rezultati më i mirë i arritur nga atleti, por gjithsesi larg rekordit botëror të vendosur nga Bolt në 2009.

Për De Grasse kjo ishte medalja e pestë olimpike. Në garën e 200 metrave pas atletit kanadez  u renditën 4 amerikanë.

Medaljen e argjendit e mori Kenneth Bednarek, ndërsa argjendin Noah Lyles. Ky i fundit është Kampioni i Botës në Doha 2019.

Tv Klan