Për tre vitet e ardhshme zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë do të drejtohet nga Sofia Moreira de Sousa.
De Sousa ka paraqitur paraditen e kësaj të mërkure letra kredenciale pranë presidentit të Republikës.
Ambasadorja e re ka lindur në Porto të Portugalisë dhe ka studiuar për drejtësi. Më herët ka qenë ambasadore e BE në Kepin e Gjelbër, ndërsa ka drejtuar 5 vitet e fundit përfaqësinë e Komisionit Europian në Portugali.
De Sousa vjen në një moment shumë të rëndësishëm për fatin e anëtarësimit të Shqipërisë, pikërisht kur kemi mbyllur 3 kapitujt e parë të negociatave dhe vendosur si objektiv për mbylljen e të gjithë procesit deri në fund të vitit të ardhshëm.
Sofia Moreira de Sousa zëvendëson në këtë detyrë italianin Silvio Gonzato.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 