Me Erik ten Hag që e ka postin e trajnerit të pasigurtë, tekniku i Brighton pëlqehet nga drejtuesit

Trajneri i Braiton, Roberto De Zerbi konsiderohet si kandidati favorit për të marrrë drejtimin e Manchester United nëse Erik ten Hag largohet në fund të sezonit.

Italiani pëlqehet më shumë nga drejtuesit, ndërsa më parë të preferuar kanë qenë Graham Potter dhe Gareth Southgejt.

Aksioneri i ri Xhim Retklif, kishte filluar ta konsideronte De Zerbi si një zëvendësim të mundshëm, pasi nuk është plotësisht i bindur nga Ten Hag.

Në prononcimin e tij të fundit, italiani tha se gjithnjë bën atë që e bën të ndihet i lumtur e dëshiron që të jetë aty ku aktualisht është.

Por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga pulëbardhat, duke pranuar se është i hapur për t’u rikthyer në Itali në të ardhmen, ku më parë ka drejtuar Palermon, Beneventon dhe Sassuolo-n. Për Poter ka dyshime se mund të ketë sukses te “Djajtë e kuq”.

Southgejt vlerësohet për punën e tij të bërë tek Anglia, me teknikun të ulur në stolin e përfaqësueses që nga 2016, por nga Retklif gjykohet se eksperienca e tij në Premier Ligë nuk është e duhura.

Klan News