Diskutimi i amendimeve që janë propozuar nga qeveria për ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” ka shkaktuar debate të ashpra në komisionin e ligjeve jo vetëm mes 2 palëve kundërshtare por dhe mes vetë përfaqësuesëve të mazhorancës.
Sipas Zëvendësministrit të Bujqësisë projektligji i hap rrugë përdorimit të teknologjisë në bujqësi për të rritur prodhimin dhe ulur kostot, ai garanton se ndryshimet nuk dobësojnë mbrojtjen e tokës bujqësore as nuk ndryshon destinacion e saj .
Por Damian Gjiknurin ashtu si dhe 2 deputetë demokrat Bylykbashi dhe Strazimiri nuk e bindte një nga nenet e projektligjit ku parashikohej instalimi i impianteve fotovoltaike dhe eolike në tokat bujqësore.
Por fakti që shqetësimet e shprehura nga Gjiknuri ishin në sinkron me deputetët e opozitës nuk i pëlqeu aspak kryetarit socialist të komisionit Ulsi Manja çka u reflektua me tone të larta dhe largimin e deputetit të Vlorës nga mbledhja.
/tvklan.al












Botërori 2026 