Seanca plenare e kësaj të marte nisi me rrëzimin e tre kërkesave të opozitës: një interpelancë urgjente me kryeministrin për kërkesat e protestuesve, dy kërkesa për mocion me debat mbi kërkesat e artikuluara në protestë, si dhe një tjetër për rezolutën e Parlamentit Europian.
Mospranimi i këtyre kërkesave solli debate mes të majtëve dhe të djathtëve.
Gazmend Bardhi u ankua se në ditën e parlamentarizmit, socialistët po e vrisnin atë me urdhër të Ramës, i cili sipas tij po u thoshte ligjvënësve, me refuzimin për t’iu përgjigjur interpelancës, togfjalëshin me të cilin u hap shkrimi në Financial Times.
Bardhi deklaroi se pesë kërkesat e panegociueshme të protestuesve janë artikuluar më parë nga opozita. Ai shtoi se e di arsyen pse kryeministri nuk jep dorëheqjen, edhe pse sipas tij do të donte ta bënte.
Belind Këlliçi foli për The Albania Files, që sipas tij janë dëshmi se Edi Rama ka qeverisur si pronar i Shqipërisë. Taulant Balla iu përgjigj Bardhit dhe Këlliçit, duke u kërkuar të lexonin si duhet thirrjet e protestuesve.
Balla akuzoi demokratët se keqpërdorën dokumentin e dalë nga UÇK për të bërë pis dëshmorin Tahir Sinani. Ai dhe Bardhi debatuan se kush po i fryn në atë protestë zërave antisemitë.
Në këtë debat u përfshi edhe ministri i Kulturës, për t’i dalë në mbrojtje eventit të Kanye West më 11 korrik në Tiranë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 