Të legalizohet prostitucioni në Shqipëri apo jo? Ky është një nga debatet më të fundit që ka prekur vendin tonë. Për këtë arsye sonte në emisionin “Opinion” që transmetohet në Televizionin Klan, mes një paneli të ftuarish temë e bisedës së mbrëmjes është pikërisht kjo.

A e disiplinon legalizimi prostitucionin apo i krijon probleme vendit?

E ftuar në emision, gazetarja Klodiana Lala rrëfen se ka zhvilluar disa intervista në burgun 325. Sipas saj, me burg dënohen vajzat e varfra ndërsa lihen të lira prostitutat e luksit.

“Njëra ishte vajzë që ushtronte pristitucion, e cila i përkiste komunitetit rom dhe e kishte nisur këtë profesion në moshën 13 vjeç. Më pas e gjendur në kushte të vështira ekonomike e kishte kryer këtë punë se s’kishte asnjë mënyrë tjetër për të siguruar mbijetesën.

Pagesat ishin qesharake që vazhdonin nga 5 mijë lekë të vjetra. Ajo ka thënë që u detyrua pasi familja i tha që nëse nuk sillte para të dilte te shtëpia. Këtë punë ajo e bënte në ambiente të ndryshme edhe në makinë.

Dënimi në raste të tilla nëse kapesh është 5 mijë lekë. Këto që kapen janë vulnerabël kurse nuk kapen ato që janë prostituta luksi. Në hotele të rëndësishme në Tiranë kryehet prostitucion. Njëra nga vajzat më ka thënë që një politikan më ka paguar 3 mijë euro për një natë.”

https://www.youtube.com//embed/5rj03kofWzg