Statusi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro tre ditë më parë shkaktoi “zhurmë” në rrjetet sociale dhe rrëmbeu vëmendje të madhe. E gjithë kjo jo për shkak të mesazhit që ajo kërkonte të përcillte, por për shkak të një përkthimi të cilin ajo e cilëson të gabuar.

Duket se komentet e ndyshme e kanë shqetësuar ministren, e cila sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan rrëfeu një “sekret”. Ajo zbuloi se këto ditë mesazhet mbështetëse i ka gjetur pikërisht tek libri i saj i preferuar, i titulluar “Princi i Vogël”.

https://youtu.be/8aVj0A83u1Y?t=17m22s

“Ky është libri im i zemrës dhe këtu kam botimin e vjetër. Është libri “Princi i vogël”, që është për të gjitha moshat. Është një libër për moshat nga 0 deri në 99 vjeç. Secili ka një mesazh për të nxjerrë. Është një libër i cili ta vë shpirtin në paqe. Dhe nëse doni iu them një tjetër sekret të vogël.

Në këto 48 orët e fundit ku në rrjetet sociale të njerëzve që nuk lexojnë u mbushën me hipokrizira, por që bënë që libri të sillej në vëmendje, mesazhet mbështetëse i gjeta pikërisht tek libri “Princi i vogël”. Në një moment ai i thotë pilotit nëse do të ndërtosh një anije mos jep urdhëra për të ndërtuar anijen burrave dhe grave që punojnë për ty, por jepi atyre dashurinë për detin dhe ata do të dinë të ndërtojnë vetë anijen.

Prandaj ky është libri që unë mbaj gjithnjë me vete dhe gjej gjithnjë aty këshillën e duhur, në momentin e duhur dhe për gjënë e duhur”,

tha Kumbaro.

/tvklan.al