Drejtuesja e Festivalit të Filmit në Berlin, Tricia Tuttle, do të vijojë të qëndrojë në detyrë pas polemikave të forta që shpërthyen gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në edicionin e 76-të, ku disa fitues dënuan nga skena veprimet e Izraelit në Gaza.
Ministri gjerman i Kulturës, Wolfram Weimer, thirri një takim krize pas raportimeve se Tuttle rrezikonte shkarkimin për lejimin e deklaratave të konsideruara si “gjuhë urrejtjeje”. Megjithatë, qindra figura të njohura të kinemasë ndërkombëtare, përfshirë Tilda Swinton dhe Todd Haynes, dolën në mbështetje të saj, duke e cilësuar largimin e mundshëm si presion ndaj lirisë artistike, shkruan The Guardian.
Ministria e Kulturës njoftoi se Tuttle do të qëndrojë në krye të Berlinales, por festivali do të hartojë një kod të ri sjelljeje dhe do të krijojë një forum këshillimor, me theks të veçantë në luftën kundër antisemitizmit.
Berlinale financohet rreth 40% nga qeveria gjermane dhe vitet e fundit është përballur me kritika për rënie prestigji krahasuar me rivalët si Cannes dhe Venecia. Tuttle deklaroi se mirëpret “besimin e rinovuar” dhe do të shqyrtojë me kujdes rekomandimet e reja.
/tvklan.al












Botërori 2026 
