Protesta për Zvërnecin e ktheu seancën plenare në arënë përplasjesh verdabele e akuzash mes maxhorancës e opozitës.

Demokratët të cilët i janë bashkuar tubimit të qytetarëve kërkuan urgjent mocion me debat me Kryeministrin Rama dhe plotësimin e kërkesave të protestuesve.

“Kërkoj urgjentisht mocion me debat me kreun tuaj, kërkesat janë absolutisht legjitime pasi të gjitha ligjet që keni ndryshuar janë antikushtetuese. Dëgjimi i zërit të tyre është domosdoshmëri absolute, përndryshe do të jetë vonë dhe do jetë një gabim i madh historik që bëhet“, tha Berisha.

Në kundërpërgjigje socialistët I këkruan të qartësojën pozicionin e tyre lidhur me investimin në zonën e Zvërnecit.

“Jeni flamingo nga temu. Një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj bufin e madhe dhe thatë që jeni pro investimit, tani kush është qëllimi i 4 pr ligjeve? Jeni pro apo kundër investimit. Ne jemi pro dhe investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 mld. Pse bëheni qesharakë?”, u shpreh Balla.

Përgjigje akuzave të demokratëve për anullimin e projektit  I dha Ministri I Mjedisit I thirrur në interpelancë për ccështjen e Zvërnecit.

“Projekti të zhvillohet në bazë të ndikimit konkret që mund të ketë. Nenet kërkojnë vlerësim të përshtatshëm të ndikimit dhe jo ndalim automatik”, tha Jaupaj.

Paketës të propozuar nga opozita ku kërkohet krahas shfuqizimit të disa ligjeve dhe amendime që lidhen me investimet strategjike, zonat e mbrojtura, paketën e maleve dhe trashëgiminë kulturore, socialistët iu përgjigjën prerazi.

“Për të tërhequr investime serioze duhet të zbatojmë ligjin dhe të respektojmë standardet europiane jo vetëm në letër, por edhe në frymë”, theksoi Tabaku.

“4 projektligjet tuaja do të rrëzohen kurdo që të jetë data”, shtoi Balla.

Por kjo seancë plenare nuk kaloi edhe pa nota humori ku thirrjet e opozitës në kor për largimin e edi ramës u dirigjuan nga socialisti Manja.

/tvklan.al