Ditën e sotme moderatorja mjaft e dashur për publikun, Klea Huta feston ditëlindjen. Ky 27-vjetor është tepër i veçantë për moderatoren, pasi për herë të parë ajo po feston si nënë. Ajo dhe bashkëshorti Elgit u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Krid.

Urimet kanë qenë të shumta për të, por vëmendje ka tërhequr postimi i partnerit të saj.

Elgit ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Klean dhe bashkëngjitur shkruan: Gëzuar ditëlindjen grua&mami më e mrekullueshme në botë, të duam unë dhe Kridi./tvklan.al