Deklaratat e fundit të presidentit të Bayern Munich, Uli Hoeness, kanë shkaktuar dyshime të forta në Gjermani lidhur me gjendjen shëndetësore dhe të ardhmen e Jamal Musialës.
Numri një i klubit bavarez foli hapur për situatën e yllit gjerman, i cili vuan nga një çrregullim neurologjik funksional.
“Jemi përballë një dileme. Ai ka një sëmundje jo lehtësisht të shërueshme, por që mund të menaxhohet me ilaçe. Megjithatë, mbetet e pasigurt nëse ai do të arrijë të kthehet ndonjëherë në nivelet e tij të mëparshme të performancës,” theksoi Hoeness.
Më pas, presidenti i Bayernit preku edhe aspektin ekonomik, duke ngritur hije dyshimi mbi të ardhmen e marrëveshjes së lojtarit: “Natyrisht që ai vazhdon të marrë pagën e tij. Por imagjinoni nëse Bayerni vendos të vërë në diskutim kontratën e tij, duke pretenduar se ‘ajo që ai është në gjendje të bëjë tani, nuk është ajo që parashikohet nga kontrata’.”
Këto fjalë marrin një peshë edhe më të madhe duke marrë parasysh faktin se Musiala, së bashku me Harry Kane, është aktualisht futbollisti më i paguar në organikën e skuadrës bavareze.
/tvklan.al












Botërori 2026 
