Ky është Gentjan Duraku i arrestuar në Shqipëri si pjesë një bande që kishin kryer më shumë se 45 grabitje në Gjermani. 29-vjeçari  u arrestua në Qershor në Kukës për llogari të autoriteteve gjermane si pjesë e një operacioni ndërkombëtar.

Limani së bashku me 40 persona të tjerë ishin kthyer në tmerrin e disa qyteteve në Gjermani, pasi ata dyshohet se kanë grabitur sende që kapin vlerën e 500 mijë Eurove.

I njëjti grup dyshohet edhe për 45  grabitje në Francë për të cilat Gjykata e Krimeve të Rënda është duke pritur letër-porositë. Gentian Duraku sipas prokurorisë ishte specialist në thyerjen e banesave.

Ata merrnin nga shtëpitë kryesisht bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë të cilat i shisnin në tregun e zi ose i sillnin në Shqipëri. Qendra e grupit ishte qyteti i Ofenburgut ku edhe po zhvillohet gjyqi për pjesën tjetër të grupit.

Tv Klan