Një grup eurodeputetësh vizitoi zonën e Zvërnecit në Vlorë. Anëtarët e Parlamentit Europian u shoqëruan nga një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa eurodeputetët morën informacion në lidhje me investimin që do të bëhet në këtë zonë. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, vuri edhe njëherë theksin te rëndësia e projektit për zhvillimin turistik dhe ekonomik të vendit.
Opozita, edhe para eurodeputetëve, kërkoi moscenimin e zonave të mbrojtura nga ndërtimet dhe më shumë transparencë.
Vizita në Zvërnec ishte në kuadër të mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri. Mbledhja e radhës e këtij komiteti pritet të zhvillohet në fund të majit të vitit të ardhshëm në Strasburg.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 