Bursa mbyllet me rënie të ndjeshme për shkak të rritjes së infektimeve nga varianti indian

Delta po jep efektet e veta edhe tek bursa e Wall Street Journal. Varianti Indian ka shkaktuar një shitje të gjerë në bursë. Investitorët i druhen rikthimit të masave izoluese ndaj COVID 19 dhe një tejzgjatje të rimëkëmbjes ekonomike.

Të tre indekset kryesore të aksioneve në SHBA u mbyllën ndjeshëm më ulët, me S&P dhe Nasdaq që pësuan rënien e tyre më të madhe në përqindjen një-ditore që nga mesi i Majit. Dow Jones pati ditën e saj më të keqe në gati nëntë muaj.

Ndjesia e rrezikut gjithashtu uli nivelet 10-vjeçare të Thesarit, duke tërhequr me vete çmimet e aksioneve të bankave që janë të ndjeshme ndaj normave.

Aksionet e industrisë së udhëtimit dhe argëtimit ranë, me indeksin S&P 1500 Linjat Ajrore dhe S&P 1500 Hotele dhe Restorante që humbën dukshëm më shumë terren se tregu më i gjerë.

Indeksi i paqëndrueshmërisë CBOE, një vlerësim i ankthit të investitorëve, arriti nivelin e tij më të lartë në dy muaj.

Delta, varianti shumë ngjitës i Covid-19, është tashmë lloji dominues në të gjithë globin, dhe ka shkaktuar një rritje të infektimeve dhe vdekjeve të reja, ekskluzivisht ndër të pavaksinuarit.

Klan News