Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj së bashku me vogëlushen e saj Viktoria.

Në lidhje me izolimin, Dembacaj u shpreh se ditët e para të izolimit ka patur pak frikë sepse ajo dhe Marku kishin temperaturë të lartë. Por me kalimin e ditëve gjithçka ka shkuar mirë.

Rudina Dembacaj:  Në fakt, ne kishim ato 3-4 ditët me temeraturë shumë të lartë në fillim fare edhe isha shumë në merak ditët e para.

Rudina Magjistari: Ti me Markun apo jo ?

Rudina Dembacaj: Po!

Rudina Magjistari: Periudha kur menduat se kishit virusin. Ju trembi temperatura?

Rudina Dembacaj: 40.2, të dy!

Rudina Magjistari: Është e frikshme! Çfarë ju thanë?

Rudina Dembacaj: Ishte ditët e para kur u shpall pandemia botërore dhe nuk erdhën dot të na bënin tamponin, duke qenë se ne ishim në gjendje të flisnim dhe ata nuk e panë të arsyeshme që të vinin direkt të na merrnin. Na thanë që duhet të rrinim thjesht në karantinë, na sugjeruan paracetamol 1000 miligram. Unë e çova Viktorian tek babi ato ditë se u tremba shumë, edhe pas atyre ditëve se ishin goxha shqetësuese sigurisht. Pastaj pjesa tjetër të them të drejtën ka qenë shumë argëtuese për ne, se jemi shumë veta në një shtëpi. Na ndodhi që në karantinë u mbyllëm shumë veta ashtu rastisi dhe nuk lëvizëm më. Edhe kemi kaluar mirë. Ok më ka marrë shumë malli për të përditshmen, për restorantin, për punën e përditshme, Por vetëm këto dy javë që i jam kthyer televizionit jam shumë e lumtur, më duket sikur më ka ardhur një kështu si ndriçim./tvklan.al