Demi Moore është padyshim një ikonë e Hollywood, jo vetëm për aftësitë e saj në aktrim, por edhe bukurinë e veçantë. Revista “People” e ka shpallur atë “Gruan më të bukur në Botë” për këtë vit!

Po çfarë do të thotë kjo për të ashtuquajturin standard të bukurisë?

Ky nuk është më një term absolut. Kemi shkuar nga vajzat me forma tejet të theksuara trupore si brazilianet apo tiparet krejtësisht të rregullta, tek vajzat e tipit “clean girl aesthetic” dhe elegante.

Dhe ja ku jemi, në pikën që një grua në të 60-at e saj, e që duket 20 vite më e re, përfaqëson të bukurën e kohëve të sotme! Siç duket, ajo shprehja klishe që “bukuria është relative” vlen në çdo rast. Ky vlerësim është po ashtu i rëndësishëm për të kthyer vëmendjen pozitive te aktoret që kanë kaluar të 40-at në Hollywood, të cilat shpesh bëhen objektiv i akuzave dhe bullizimit virtual sa herë që përmirësojnë diçka në trupin apo fytyrën e tyre.

Demi Moore është nga ato gra që ka folur disa herë për komplekset e saj dhe faktin se sa e ka vuajtur anoreksinë dikur. Por sot ajo rrezaton vetëbesim! Përpos buzëqeshjes magnetike, ka flokët e saj të gjatë të zinj që për shumë “nuk janë të përshtatshme për moshën që ka”.

 Çdo vajzë apo grua është e bukur, veçanërisht nëse është krejtësisht e vetëdijshme për këtë!

/tvklan.al