Me kërkesën që sjellja e tyre të jetë një model qytetarie, Ervin Demo e nisi detyrën si Ministër i Brendshëm me një takim me punonjësit e policisë në aeroportin e Rinasit.

Bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, ai vizitoi edhe ambientet ku bëhet përpunimi i qytetarëve dhe kontrollet në vijën e dytë.

“Marrëdhënia që ne krijojmë për këdo që futet në kufi është ajo çfarë duam të tregojmë për vendin tonë”, u shpreh Demo.

Për Hitën, shpejtësia e trajtimit të pasagjerëve është njëra anë, pasi policia në Rinas është e angazhuar edhe për sigurinë.

“Shërbimet kufitare nuk e kanë lënë jashtë vëmendjes edhe goditjen e kriminalitetit”, tha Hita.

Demo tha se do të përforcohet Komisariati i Rinasit në kapacitete njerëzore dhe teknologji për përballimin e flukseve.

Tv Klan

/tvklan.al