Ish-futbollisti i Kombëtares, Sulejman Demollari, shpreson që Shqipëria të arrijë këtë vit debutimin në finalet e Botërorit, që janë një ekskluzivitet i Televizionit Klan. Në një intervistë për FSHF TV, legjenda e futbollit shqiptar thotë se kualifikimi është i mundur.

“Polonia është një ekip me arritje dhe suksese të mëdha. Unë dëshirën e kam që çdo futbollist të japë mbi mundësitë e tij në këtë ndeshje. Po të kemi edhe fat, mund të arrijmë kualifikimin,” tha Demollari.

Shqipëria do të luajë më 26 mars me Poloninë në Varshavë gjysmëfinalen e play-off-it, dhe nëse e kalojnë me sukses, më pas më 31 mars po në transfertë me fituesin e sfidës Ukrainë – Suedi.

Demollari mbahet mend edhe për golin që shënoi në Wembley në sfidën me Anglinë në 1989, por që u anulua padrejtësisht. “Duke e parë edhe shpesh, është një gol që kishte arsye pse të anullohej. Ngelet në kujtesën time si një nga golat më të bukur për mënyrën si u ekzekutua.”

Pas Dinamos së Tiranës, Sulejman Demollari e vijoi karrierën në Rumani me Dinamon e Bukureshtit, ku edhe sot kujtohet nga tifozët. “Për fat u përshtata mirë që në fillim aty. U shpalla kampion, golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në futbollin rumun.”

Demollari luajti edhe me Panionios në Greqi dhe Gyor në Hungari. Si trajner, ka drejtuar Kombëtaren dhe disa skuadra në Shqipëri.

Tv Klan

/tvklan.al