Ekspozimi në diell për një kohë të gjatë dhe pa u mbrojtur mund të shkaktojë probleme serioze në lëkurë. Mjekja dermatologe Blerta Gjoni rendit disa nga këto dëmtime gjatë kësaj periudhe.

Blerta Gjoni, mjeke dermatologe: Rrezatimi diellor është një ndër arsyet kryesore që disa sëmundje të lëkurës përkeqësohen ose i nxjerr më në pah. Kurse sëmundjet e lëkurës që janë më depigmentimin siç është viligioja, është një nga sëmundjet që duhet të kenë më shumë vëmendje kur dalin në rrezet e diellit, por edhe sëmundje të tjera siç është lupusi ose fotodermatoza, që kanë një kanë një lloj ndikimi nga rrezatimi diellor. Dhe të sëmurë të tillë që realisht i kemi kronikë ose kanë shpërthimet e para duhet të jenë jashtëzakonisht të vëmendshëm për të pasur edhe terapinë e duhur, por edhe mbrojtjen nga rrezatimi diellor.

Specialistja thekson se duhet treguar kujdes edhe për nishanet e ndryshme, pasi për shkak të rrezeve të diellit mund të shkaktohen probleme serioze.

Blerta Gjoni, mjeke dermatologe: Personat që kanë nishane duhet të kenë kujdes në vendosjen dhe në ruajtjen e tyre me kremrat mbrojtës për fototipet e lëkurës. Formatuarat  lëkurës në raste të tilla një prej shkaktarëve shpërthyes ose që ndikon në përkeqësimin e tyre pa e ditur që peroni mund të ketë është rrezatimi diellor. Në moment të tilla nëse pacientët shohin elemente dyshuese në zonat e ekspozuara siç është pjesa e shpatullave, krahët ose pjesa e fytyrës detyrimisht duhet të shkojnë pranë një mjeku dermatolog.

Nga ana tjetër ka edhe raste kur rrezet e diellit kanë avantazhet e tyre në shëndet.

Blerta Gjoni, mjeke dermatologe: Rrezet e diellit kanë edhe atë pozitivitetin e vet, pra disa sëmundje edhe i përmirëson. Pra kemi raste kur kemi të bëjmë me sëmundjet e psoriazës ose format e ekzemës ose forma që realisht rrezet e para të diellit ose ato të vona e ndihmojnë dhe e përmirësojnë.

Specialistet këshillojnë që gjatë ekspozimit në diell të përdoren kremra mbrojtës, kapele dhe të shmangen oraret e mesditës që rrezet janë më të forta.

Klan News