Aksi rrugor Maliq-Lozhan-Strelcë ka pësuar dëmtime në disa segmente të tij. Nga kilometri i 13-të deri në fshatin Lozhan janë krijuar çarje në trupin e rrugës, duke rrezikuar qarkullimin e makinave.

Dëmtime janë konstatuar edhe në pjesët anësore të rrugës. Aty janë shfaqur rrëshqitje dherash që kanë prekur strukturën mbajtëse të aksit.

Sipas asaj që raporton gazetarja Daniela Zisi, në segmentet e dëmtuara, qarkullimi i makinave po bëhet me vetëm një korsi.

/tvklan.al