Denni Xhepa vendosi kohën e 36 në garën e slalomit gjigand në Botërorin e Austrisë. Skiatori i Shqipërisë pati më të mirë zbritjen e dytë, ku u ngjit me 9 pozicione nga zbritja e parë.

Fitues ishte austriaku Rafael Haser, i cili ia doli të lerë pas rivalët zviceranë. Në këtë garë morën pjesë 100 skiatorë nga 61 vende të botës.

Ky është botërori i dytë për Denni Xhepën. Të shtunën do të jetë gara e slalomit për Lara Kolturin.

Tv Klan