Gjykata e shpall partinë, organizatë kriminale

Me burgim deri në 15 vite i dënoi Gjykata e Apelit në Greqi, 18 ish-deputetët e partisë neo-naziste “Agimi i Artë”. Me vendim gjykate, kjo parti u shpall e jashtëligjshme, pasi u konsiderua si organizatë kriminale dhe jo-politike.

7 prej ish-deputetëve përfshirë edhe kreun e partisë Nikos Mihaloljakos dhe eksponentë të tjerë të lartë si Jani Lagos, Jorgo Gjermenis, Nikos Papas u dënuan me nga 5 deri në 15 vite burg. Ndërsa deputetët e tjerë morën burgime me deri 10 vite si mbështetës të kësaj organizate.

Vendimet përmbyllën procesin gjyqësor 5-vjeçar që nisi pas arrestimit të liderit Mihaloljakos, simpatizant i udhëheqësit të Gjermanisë naziste Adolf Hitler. Procesi nisi pas vrasjes nga reperit të njohur anti-fashist grek Pavlos Fyssas në vitin 2013 nga një mbështetës i Agimit të Artë, i cili po ashtu u dënua me burg. Organizata është e akuzuar dhe për vrasjen e një shqiptari në një stacion autobusi në Athinë.

E teksa të afërmit dhe kundërshtarë të neo-nazistëve shpërthyen në gëzim pas vendimit të gjykatës, mijëra mbështetës të Agimit të Artë sulmuan policinë në zona të ndryshme të Athinës.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se me këtë vendim u mbyll një cikël traumatik i jetës publike në Greqi, por se duhej luftuar edhe racizmi, intoleranca dhe dhuna në vend.

Tv Klan