Surpriza e mbrëmjes “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të hënë ishte bashkëprezantuesi i Alketa Vejsiut, Deon Gjoni, i cili për pak çaste i zuri vendin gazetarit Drini Zeqo në studion qendrore të lajmeve në Tv Klan për një edicion special.

Me shaka, Gjoni tha se ka pushuar nga puna Aleksandër Frangajn, Vera Grabockën, Alketa Vejsiun, Blendi Fevziun dhe Rudina Magjistarin.

Alketa Vejsiu: Kam një djalë të vogël, që quhet Deon Gjoni, i cili është promovuar nga Tv Klan si kandidatura më e mirë për të drejtuar lajmet.

Drini Zeqo: Vërtetë?

Alketa Vejsiu: Po, të ka zënë vendin.

Drini Zeqo: Jam kurioz ta shoh.

Alketa Vejsiu: E kemi në lidhje regjia? Ja ku e kemi Deonin.

Drini Zeqo: Fjala për ty Deon, na trego pak çfarë di të bësh. Hajde një edicion special.

Deon Gjoni: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma. Jemi në edicionin informativ të lajmeve në RTV Klan. Meqë Drini Zeqon e ka zënë lemza, po e marr unë rolin e tij për tani. Së pari dua t’ju them se unë jam Drini i Bardhë dhe ai që del në RTV Klan është Drini i Zi. Që të dy formojmë lumin Drin. Nuk ka vetëm pema degë, por ka edhe lumi degë. Përpara se t’ju kaloj linjën, do ju them edhe një sekret të vockël. Do të ketë disa ndryshime këtu në RTV Klan. Aleksandrin unë e kam pushuar nga Tv Klan dhe bashkë me Vera Grabockën. Alketa Vejsiu nuk do të jetë më “Në Kurthin e Piter Pan”, ia kam zënë unë vendin sepse unë flas më mirë dhe më shpejt. Blendi Fevziu nuk do të dalë më këtu sepse ai shkopi që vendos tek ekrani është thyer. Rudina Magjistari duhet të pushojë shumë sepse çdo pasdite është tek emisioni i saj “Rudina”. Kështu që Rudina, nëse po e shikon këtë do të të lë të pushosh pak. Tani unë do të bëj diçka, në rregull? Do të më shikoni apo jo?

Alketa Vejsiu: Bravo Deon Gjoni, bravo. Këto janë lajmet që shqiptarët do të donin të shihnin.

Drini Zeqo: S’e kisha parë studion e lajmeve ashtu asnjëherë, bukur shumë.

Alketa Vejsiu: Oh, u kënaqëm./tvklan.al