Deri pak muaj më parë depo ushtarake, këto godina në shtatorin e vitit të ardhshëm do të jenë shtëpia e artit. “Kengo Art Park”, projekti i arkitektit të njohur japonez Kengo Kuma, është pjesë e planit të qeverisë për transformimin e aseteve publike të amortizuara në qendra arti e kulture, por me synimin për të ruajtur memorien historike dhe vlerat arkitekturore të godinave ekzistuese.
Projekti po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Kryeministri Rama ishte këtë të mërkurë për të inspektuar ecurinë e punimeve.
Sipërfaqja që zë ndërtimi në vetvete është 7 400 metra katrorë, ndërsa në total sipërfaqja e parkut llogaritet 32 mijë metra katrorë, ku do të ketë sheshe dhe hapësira të hapura, përfshirë një strukturë që funksionon si një amfiteatër natyror, e përshtatshme për evente kulturore. Veç pavijoneve të ekspozimit, punishteve të artit dhe shtëpive për artistë, janë në projekt edhe bar-restorante.
Projekti konsiderohet si një nga hapësirat më të mëdha të artit, kulturës dhe ekspozimit në Tiranë dhe synimi është të kthehet në një pikë referimi jo vetëm në hartën kulturore të kryeqytetit, por edhe turistike.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 