Deputeti i Partisë Socialiste, Jyrgis Çyrbja është paraqitur mëngjesin e kësaj të marteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai u pa të hynte në SPAK i vetëm teksa ka përshëndetur edhe gazetarët e pranishëm.

Nuk dihen arsyet se pse Çyrbja u thirr në SPAK, por kujtojmë se ndaj tij ka pasur shpesh akuza nga ana e Partisë Demokratike kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Ai qëndroi për pesë orë në prokurori dhe kur doli pasi u pyet nga gazetarët u shpreh: Isha në cilësinë e personit që kam dijeni, nuk kam koment për çështjen.

Mëngjesin e sotëm ka shkuar në SPAK edhe deputeti demokrat Isuf Çela. Po ashtu, nuk dihen arsyet pse Çela është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme./tvklan.al