Derbi mes Dritës dhe Gjilanit në Kosovë, nuk prodhoi fitues. Sfida e vlefshme për javën e tetë në Superligë, u mbyll barazim.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, me skuadrat që në fund ndanë nga një pikë.

Drita mban vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Gjilani renditet në vendin e shtatë me 9 pikë.

Në sfidën tjetër, Prishtina triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Feronikelit.

Ky triumf ngjit kryeqytetasit në vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet i fundit me vetëm 1 pikë. /tvklan.al