“Duhet të kalojmë Moldavinë dhe Shqipërinë”

Didier Deschamps nuk i merr lehtë ndeshjet e fundit në grupin kualifikues të Euro 2020. Trajneri i Francës tha se duhet të luhen ende takimet me Moldavinë dhe Shqipërië që ta konsiderojë si të mbyllur këtë çështje.

“Jemi thuajse të kualifikuar. Mua nuk më pëlqen fjala thuajse. Nuk është 100% e sigurtë. Mund të jetë e papërgjegjshme nëse themi që jemi të kualifikuar. Më parë duhet të kalojmë Moldavinë dhe Shqipërinë, më pas mund të flasim. Nuk jemi të frikësuar, por e kaluara na kujton se duhet të jemi të kujdesshëm”.

Te lista e francezëve është bërë një ndryshim. Blaise Matuidi i dëmtuar e zëvendësoi Matteo Guendouzi i Arsenal. Mesfushori 20-vjeçar, i cili edhe pse është grumbulluar edhe më parë, nuk është aktivizuar ende me përfaqësuesen e madhe.

Tv Klan