Pushuesit largohen nga hotelet pas ngjarjes
Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë mesnatën e së dielës në Velipojë, Xhovanit dhe Edmondit, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë. Sipas Gocajt sherri ndodhi për ndarjen e shezlongëve, dhe se me personat e konfliktuar kanë qenë kolegë e miq.
“Punë ndarje shezlongësh. Shteti është duke i ndarë. Vjet i kam pasur unë. Sivjet ja kanë dhënë këtij zotërisë, dhe këtë vit i kam thonë do të presim sepse i kam në proces edhe unë. Fatkeqësia ime, ato i kam pasur shokë e kolegë, se në çfarë rrethanash ma kanë bërë këtë punë e me më ardhur tek dera”.
Gocaj pohon më tej se nuk ishte i pranishëm në momentin e sherrit. Ndërsa djali i madh kishte ardhur nga Anglia për të investuar në Velipojë.
“Unë kam fut 2 fëmijë në dhe, për ata kam punuar. Kam qenë duke fjetur, jam habitur kur dëgjova krismat. Djalin e kam pasur me nënshtetësi angleze, është djersa e tij”.
Ngjarja e rëndë ka lënë të shokuar edhe pushuesit e Velipojës. Disa prej tyre vendosën të largohen prej aty që në të gdhirë.
“Po largohem, nuk jam vlen të vish këtu”.
Të tjerë pushues largohen pa komentuar asgjë. Në vendin e ngjarjes janë kthyer edhe sot ekspertët e policisë me qëllim marrjen e të gjitha provave për zbardhjen e ngjarjes.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 