As vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë nuk ndikoi që deputetët të ndryshonin qëndrimin për krizën politike.

Vetëvendosje këmbënguli për ngritje të komisionit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Opozita akuzoi se po shkelet Kushtetuta.

Kryesuesi i Kuvendit u ndërpreu fjalën edhe deputetëve të tjerë që kishin të njëjtin qëndrim.

Sipas partisë fituese të zgjedhjeve, vendimi i Kushtetueses nuk ishte kundër ngritjes së komisionit për votim të fshehtë.

Sipas opozitës, LVV dhe Kurti nuk duan zgjidhje të krizës.

Përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit do të vijojë të martën.

Klan News

/tvklan.al