Po mblidhen çdo 48 orë, por për 4 herë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Ky situatë sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës po e dërgon Kosovën në një krizë serioze kushtetuese dhe politike.

Cakolli theksoi se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është kushti kyç për të evituar bllokadën dhe për të mundësuar vazhdimin e proceseve të tjera institucionale.

Në këtë situatë siç është, vendi as nuk mund të shkojë në zgjedhje.

Të mërkurën pritet të mbahet seanca e radhës, ndërsa partitë politike ia kanë bërë të qartë Vetëvendosjes se nuk do ta votojnë emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare. E Vetëvendosje këmbëngul në të njëjtin emër.

Tv Klan