Ka dështuar iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshojë ligjin për zgjedhjet në procedurë të përshpejtuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërcënon se do të tërheqë vendimin për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentes në rast se Kryeministri Albin Kurti nuk e tërheq ndryshimet e ligjit për zgjedhjet.

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka thënë se Kurti qëllimisht është duke vepruar për të dërguar vendin sërish në zgjedhje.

Megjithate ky kërcënim duket se ka zmbrapsur Lëvizjen Vetëvendosje pasi ndryshimet në ligjin për zgjedhjet nuk kaluar në procedurë të përshpejtuar dhe seanca u mbyll.

Të premten paradite një seancë e jashtëzakonshme u thirr nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që fillimisht u besua të jetë për zgjedhjen e Presidentit por më pas doli që është miratimin e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet.

Me këtë ligj parashihet që diasporës t’i mundësohet votimi në ambasada dhe konsulta ku jetojnë prandaj edhe po konsiderohet si kërcënim i LVV-së që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

Tv Klan