Skenari i njëjtë, vetëm numri i seancave ndryshon. Deputetët e ish-partive opozitare tentojnë të mbajnë fjalime në Kuvend dhe kryesuesi ua ndal mikrofonin.
As për të 48-ën herë me radhë, Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë numrat për konstituimin e Kuvendit.
E kësaj radhe mungoi edhe vetë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Mungesa e tij nuk kaloi pa kritika në vazhdimin e seancës, kryesisht nga partitë ish-opozitare.
E siç duket, në fundjavë ai do të kthehet nga Greqia, pasi është paralajmëruar një takim i tij me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje në fundjavë atëherë do ti drejtohet kushtetueses.
Seanca vazhdon të shtunën.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
