Kthimin e votimit të hapur e kanë kërkuar edhe gjatë vazhdimit të 41-të të seancës së Kuvendit deputetët e ish-partive opozitare.

PDK dhe LDK do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë në vazhdimin e tri seancave konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa kryesuesi në fillim të seancës vazhdoi me propozimin për formimin e komisionit që të votohet në mënyrë të fshehtë, përfaqësuesit e ish-partive opozitare i kërkuan atij të respektojë Kushtetutën.

Pas përfundimit të seancës, deputetët e ish-partive opozitare qëndruan në sallë, ndërsa dolën para foltores, por me mikrofonë të mbyllur.

Para objektit të Kuvendit ka vazhduar protesta e shoqërisë civile, ndërsa avokati Arianit Koci ka protestuar në një mënyrë të pazakontë. Ai kishte sjellë me vete edhe gomarë, që sipas tij simbolizojnë kokëfortësinë e deputetëve.

Seanca vazhdon të shtunën.

Klan News

/tvklan.al