Ka dështuar për herë të nëntë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Në këtë raund kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari propozoi që kryeparlamentari të zgjidhej me votim të fshehtë por opozita u shpreh kundër kësaj procedure pro të cilës ishin vetëm 55 deputetë.
Këto vota ishin të pamjaftueshme për formimin e komisionit i cili do të mbikqyrte votimin e fshehtë që u propozua nga Dehari.
Dy ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje dështoi për herë të gjashtë që t’i sigurojë votat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare. Përpara seancës kreu i vetvendosjes Albin Kurti u ul në një takim kokë me kokë ka negociuar me kryetarin e PDK Memli Krasniqi por pa sukses. Krasniqi kërkoi që Kurti të heqë dorë nga kandidatura e Haxhiut dhe të paraqesë një tjetër kandidaturë për drejtimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e radhës për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit të Kosoves u caktua më 3 maj, në orën 10:00.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
