Për të 12-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Duket se drejt dështimit është edhe përpjekja e LDK-së për një qeveri tranzitore me përfshirjen të gjitha partive politike shqiptare.

Ndonëse nuk i ka kthyer përgjigje zyrtare, Lëvizjes Vetëvendosje duket të mos i ketë pëlqyer propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri gjithpërfshirëse të tranzicionit.

Pas dështimit të 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje propozimin e kreut të LDK-së e ka quajtur të çuditshëm.

Ndërsa ka hedhur kritika ndaj kësaj partie.

E Partia Demokratike vendimin do ta marrë në mbledhjen e kryesisë së partisë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, vlerëson se formimi i një qeverie transicionale është e vetmja zgjidhje për zhbllokimin e situatës.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, që ishte i pari që i kishte kthyer përgjigje pozitive LDK-së  shpreson  të gjendet një zgjidhje për ngërçin në Kuvend, në të kundërtën sipas tij pa vonesë duhet shkuar në zgjedhje.

Një qeveri të shumicës e preferon edhe kreu i Nisma-s Fatmir Limaj.

Është e 12-ta përpjekje me radhë që ka dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur ti sigurojë numrat për votimin e kryetares së parlamentit. Seanca vazhdon të premten.

Klan News