19-vjeçari vrau 8 persona dhe plagosi 7 të tjerë

Dalin detaje tronditëse nga masakra e një dite më parë në Indianapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Personi që vrau 8 persona dhe plagosi 7 të tjerë në ambientet e kompanisë FedEx është një ish-punonjës i saj.

Policia tha se 19-vjeçari, Brandon Hole, e kishte lënë punën në vitin 2020. Ai nisi të qëllojë ndaj kujtdo që shihte sapo zbriti nga makina e tij derisa në fund vrau veten.

Ky është incidenti i fundit i një sërë ngjarjesh të përgjakshme që kanë tronditur vendin në javët e fundit. Përfaqësuesit e kompanisë e përshkruan sulmin si një “akt të pakuptimtë dhune”.

Duke urdhëruar që flamujt të valëviten në gjysmë shtizë, Presidenti Joe Biden e përshkroi ngjarjen si një “tragjedi kombëtare”.

“Duhet të marrë fund”, u shpreh ai duke këmbëngulur edhe një herë për ashpërsimin e rregullave për blerjen e armëve. Autoritetet policore që po hetojnë rastin e fundit thanë se ende nuk kanë gjetur një motiv të qartë për aktin.

Tv Klan