Temperaturat e nxehta kalohen vetëm në plazh. Shumë qytetarë i janë drejtuar Durrësit për t’i shpëtuar vapës.

Vizitorët vlerësojnë kushtet në plazh dhe qetësinë në këto ditë të Qershorit.

“Shumë i ngrohte shumë i mirë. Është hera e parë që vij dhe nuk jam akomoduar.”

“Shumë bukur, shumë pastër, çdo gjë, ambientet, si bregdeti e zoan e plazhit.”

Nuk janë vetëm pushues vendas, por edhe turistë të huaj. Ata vlerësojnë bukuritë e qytetit dhe mikpritjen e njerëzve.

“Ne e duam Durrësin. E dashuroj Shqipërinë. Njerëzit këtu janë të mrekullueshëm, shumë të dashur. Moti këtu është fantastik dhe deti gjithashtu.”

“E dashurojmë këtë vend. Ka njerëz të mrekullueshëm. Qyteti nuk ka vetëm detin, por ka edhe atraksione të tjera kulturore.”

Vizitorët e zgjedhin Durrësin jo vetëm për detin, por edhe për një sërë atraksionesh të tjera të turizmit kulturorë që tërheqin vëmendjen e shumë turistëve të huaj.

Klan News