Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, kundër vendimit të dhënë në datë 20 Tetor 2023 për caktimin e masave të sigurimit personal nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Togat e zeza në atë kohë vendosën për Berishën masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, ndërsa për Malltezin u vendos arrest në burg.

Kreu i opozitës kërkon shfuqizimin e të gjitha vendimeve të dhënë nga dy gjykatat e faktit dhe Gjykata e Lartë që lanë në fuqi masën e sigurimit, si të papajtueshme me kushtetutën. Argument kryesorë është fakti që Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk morën më parë autorizimin e këshillit të mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.

Pas shqyrtimit të padisë kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. Çka do të thotë që d të shqyrtohen të gjitha vendimet e marra nga gjykatat e tjera dhe po ashtu interpretimi i nenit 73 pika 2 e kushtetutës që ka të bëj me imunitetin e deputetëve.

Të mërkurën në SPAK është paraqitur edhe financierja Andia Pustina për vepra penale të ”pastrimit të parave”. Ajo dyshohet se ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe administrative për Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begeja gjatë ndërtimeve mbi toka e kompleksit “Patizani”.

Andia Pustina u paraqit në SPAK së bashku me avokaten Klodiana Gjyzari. Më herët u morën të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi.

Klan News