Një ditë pas dhunimit të mjekut Zef Doda, dermatolog në spitalin e Lezhës, kolegët e tij kanë dalë në protestë. Për rreth një orë ata ndërprenë çdo shërbim në shenjë revolte për dhunën e përsëritur ndaj bluzave të bardha. Ata kërkojnë që të miratohet statusi i veçantë për bluzat e bardha.

Sipas tyre kushtet e punës po bëhen shkak edhe ndaj dhunës së ushtruar ndaj mjekëve. Ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë për ditën e hënë, ndërsa do po bëjnë gati edhe një listë me kërkesa që do ti paraqiten Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjeku dermatolog Zef Doda u dhunua barbarisht nga një pacient. Për shkak të plagëve të marra në fytyrë ai u soll  në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Tv Klan