Qeveria ka miratuar dy akte normative dhe një vendim që lidhet me masat kundër atyre që shkaktuan dhunë gjatë protestave në Tiranë dhe në qytetet e tjera.
Një ndër to është edhe ai që kryeministri Rama kishte paralajmëruar, për krijimin e një regjistri te posaçëm për dhunuesit, të cilëve do t’u ndalohet udhëtimi jashtë shtetit.
Ndërsa vendimi tjetër lidhet me ndalimin për të protestuar në vende, që cilësohen zona të mbrojtura, ku përfshihen portet, aeroportet, terminalet dhe mjetet e transportit publik. Parashikohet edhe ndalimi i protestave për një afat të caktuar rreth institicuoneve arsimore dhe shtetërore.
Pjesëmarrja në një tubim të ndaluar, në kundërshtim me nenet 8 dhe 12/1, të këtij ligji, dënohet më gjobë në masën nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë. Mosbindja ndaj urdhrit të policisë për ndërprerjen dhe shpërndarjen e tubimit dënohet me gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.
Lidhur me dëmet materiale të shkaktuara gjatë protestave të tetorit, shteti ngre një skemë kompensimi të plotë nga buxheti i tij për bizneset e vogla me qarkullim deri në 14 milionë lekë. Fatura e dëmit do të paguhet nga dhunuesit e biznesit. Në rast se dhunuesi është i mitur, nga prindërit e tij.
Në pjesën e kompensimit nuk përfshihen ato biznese që janë të siguruara në kompanitë private.
Masat për ndalimin e udhëtimit
Kur nga verifikimi individual rezultojnë të dhëna konkrete për pjesëmarrje në veprime të dhunshme gjatë manifestimeve e grumbullimeve publike edhe nëse ndaj personit nuk është vendosur masa e sigurimit për ndalimin e largimit jashtë shtetit, Policia Kufitare ka të drejtën e refuzimit administrativ të daljes, sipas shkronjës “c”, të pikës 7, nenit 6, të ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.
Në çdo rast, nëse ndaj personit nuk vendoset refuzimi i daljes, autoritetet kufitare njoftojnë autoritetet e vendit ku do të udhëtojë personi për faktin e referimit të tij për veprat e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton personat fizikë dhe juridikë privatë, që kanë struktura akomoduese, për personat për të cilët ka të dhëna konkrete për pjesëmarrje në veprimet e sipërpërmendura dhe se për këtë i janë referuar materialet përkatëse Prokurorisë.
Zonat e mbrojtura
Urdhri i largimit nga zonat e mbrojtura
Në kuptim të këtij ligji, zona të mbrojtura janë:
a) stacionet, terminalet dhe mjetet e transportit publik, portet dhe aeroportet;
b) perimetri rreth institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të trashëgimisë kulturore;
c) zonat e tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit Bashkiak të botuar dhe të shënuara në terren, kur atje janë dokumentuar vepra të përsëritura kundër personit ose pronës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
