Tension përpara derbit Roma-Lazio. Pak orë përpara nisjes së sfidës, ultras të të dyja ekipeve u përplasën pranë stadiumit Olimpico në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Kjo sfidë konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në Serie A, për shkak të rivalitetit.

Mediat italiane raportojnë se një tifoz i Romës u arrestua mëngjesin e sotëm pas përleshjeve, me derbin që luhet në orën 18:00.

200 ultras të Lazios sulmuan një grup prej 100 ultrasish verdhekuq.

Agjentët sekuestruan helmeta, shkopinj dhe kaçavida, hanxharë dhe çekiçë, të cilat ultrasit do t’i përdornin për sulme të tjera.

Klan News