Tensionet në Francë janë tepër të larta pak ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Zëdhënësja e qeverisë Priska Theveno ra pre e një sulmi fizik të disa të rinjve të mërkurën në mbrëmje, teksa ishte duke bërë fushatë në lagjen periferike Medo’ të Pairsit pasi është kandidate e partisë së Rilindjes, të Makronit. Dyshime ka se agresorët ishin mbështetës të ekstremit të djathtë dhe e sulmuan atë mbi baza raciste, pasi ajo është e lindur në Francë, nga prindër nga Mauritania.

Sipas Ministrit të Brendshëm, deri më tani 51 kandidatë kanë rënë pre e dhunës gjatë fushatës. 30 agresorë janë arrestuar. Kjo detyroi qeverinë të angazhojë deri në 30 mijë policë për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në raundin e dytë zhvillohen përballje të drejtpërdrejta në 577 zonat elektorale në të gjithë Francën. Në raundin e parë, në shumicën e tyre dolën në krye kandidatët e ekstremit të djathtë, por tani të majtët dhe liberalët e Makronit kanë tërhequr ata kandidatë që u renditën në vendin e tretë për të bashkuar votat me përfaqësuesit e njëri-tjetrit, për të mundur rivalët e Zhordan Bardelasë dhe Marinë Le Penit.

Tv Klan