23 gusht 2026 – Autoritetet policore kanë arrestuar në Palasë, biznesmenin E. S., i akuzuar më parë për vjedhje automjetesh në shtete të tjera.
Njëkohësisht policia po kryen dhe kontrolle në banesën e tij ku i është gjetur dhe një armë zjarri, për të cilën nuk disponon leje përkatëve. Policia është sinjalizuar për vendndodhjen e tij pasi është denoncuar nga partnerja, e cila ka pretenduar se është dhunuar nga ai.
E. S., nuk është emër i panjohur për policinë. Në korrik të vitit të kaluar, në derën e garazhit në pronësi të tij, shpërtheu një sasi tritoli. Ndërkohë në 2024, ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga vetë ai përmes mashtrimit.
Gjithashtu E. S., është dyshuar dhe si pronari i automjetit tip Benz ku u ekzekutuan Gilmando Dani e Muçi Shaljani në Rinas. Por, në atë kohë, ai doli me reagim publik ku mohoi akuzat duke thënë se automjeti është në pronësi të kompanisë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
